Shtatzënë, si do të ndjehem?

Shtatzënë, si do të ndjehem?

Gjatë javëve të para shumë gra shtatzëna ndjehen të lodhura dhe kanë një sërë shqetësimesh si në aspektin fizik dhe atë emocional.

Problemet fizike përfshijnë:

  • Lodhjen
  • Të përzjerat dhe të vjellat
  • Urinimin e shpeshtë
  • Kapsllëkun
  • Dëshirën për të konsumuar ushqime të veçanta.
  • Rritjen e gjinjve
  • Marrje mëndsh dhe ndjenjën e të fiktit
  • Djegjen e stomakut.

Probleme emocionale:

  • Çaste të gëzueshme që shoqërohen me kriza ankthi.
  • Ndryshime të shpejta të humorit
  • Vështirësi për tu përqëndruar.

Gëzimi i të bërit nënë dhe disa këshilla nga mjeku i ndihmojnë nënat e ardhshme për të kaluar sa më lehtësisht këtë fazë të parë të shtatzënisë e cila shkon drejt stabilizimit pas muajit  të tretë.

Mbështetja dhe mirëkuptimi i partnerit dhe i familjes janë thelbësore në këtë periudhë në mënyrë që shtatzëna të mos ndjehet e vetmuar në këtë fazë kaq delikate për të dhe për fëmijën që rritet brenda saj.