09 Jan Shtatzënia biokimike
Shtatzënia biokimike është cilësuar si një përfundim i hershëm i zhvillimit embrionik dhe shpesh ngatërrohet me gjakderdhjen menstruale.
Ky lloj aborti ndodh në ditët e para të shtatzënisë.
Është e vështirë të gjesh shkakun e një ndërprerjeje shtatzënie por disa nga mekanizmat më të shpeshtë të shtatzënisë biokimike janë:
– Anomalitë gjenetike të embrionit
– Një stil jetese jo i shëndetshëm
– Konsumimi i alkoolit apo duhanit
– Keqformimet uterine
– Infeksionet
Ndërprerja e një shtatzënie mund të ndodhë edhe për shkaqe të pashpjegueshme dhe gjithashtu kjo ngjarje nuk tregon se kemi domosdoshmërisht probleme të infertilitetit.