Shtatzënia dhe fluturimet

Shtatzënia dhe fluturimet

Nëse jeni duke planifikuar një udhëtim me avion dhe jeni shtatzënë duhet që ta diskutoni me gjinekologun dëshirën dhe mundësitë që ju keni. Shumica e kompanive të fluturimit nuk i lejojnë udhëtimet pas javës së 37-të së shtatzënisë ose pas javës së 32-të në rastet e shtatzënisë me më shumë se një fetus. Këshillohet shmangia e udhëtimeve gjithashtu gjatë javës së 12-15-të të shtatzënisë nëse vuani nga nauzea, sepse të përzierat mund të përkeqësohen. Një nga rreziqet e udhëtimit mund të jetë edhe rrisku për formimin e koagulave të gjakut në rastet kur udhëtimi zgjat më shumë se 4 orë ose formimi i edemave në këmbë.