07 Gus Shtatzënia dhe shëndeti oral
Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe gingivave (mishrat e dhëmbëve) është i rëndësishëm gjatë shtatzënisë edhe për shkak se ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë kësaj periudhe rrisin rrezikun për sëmundje të mishrave të dhëmbëve duke ndikuar edhe në shëndetn e bebit në zhvillim.
Ja disa këshilla për të ruajtur shëndetin oral para, gjatë dhe pas shtatzënisë.
Para se të ngeleni shtatzënë.
Përpiquni që të bëni një vizitë tek dentisti përapara shtatzënisë në mënyrë që nëse është e nevojshme të mjekoni paraprakisht problemet që mund të keni.
Ndërkohë që jeni shtatzënë
Dentisti juaj duhet të jetë i informuar që ju jeni shtatzënë. Mund të vazhdoni kontrollet rutinë si dhe ndonjë proçedurë urgjente, por për ndërhyrje që mund të shtyhen për më vonë bëni mirë të prisni.
Nëqoftëse jeni duke marrë mjekime, qofshin këto edhe vitamina prenatale, mjeku stomatolog duhet të informohet, pasi atij mund ti duhet të përshtasi mjekimin në varësi të tyre.
Mund të bëni radiografi gjatë shtatzënisë nëse është e nevojshme. Dentisti juaj normalisht duhet të kujdeset që të mbrohet barku juaj dhe tiroidja nga rrezatimi i pajisjes.
Gratë shtatzëna janë më të prirura ndaj sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve, prandaj nuk duhet të neglizhohen vizitat tek dentisti për ti kapur në kohë këto problematika.
Çelsi i shëndetit oral është higjena e rregullt.
Përpiquni të shmangni ëmbëlsirat dhe të përqëndroheni në ushqime më të shëndetshme që i bëjnë mirë edhe fëmijës tuaj, si për shëmbull produktet e qumështit, djathi dhe kosi janë një burim mjaft i mirë mineralesh edhe për dhëmbët, gingivat dhe kockat e bebit në zhvillim.
Pas shtatzënisë
Nëqoftëse gjatë shtatzënisë keni hezituar të shkoni tek dentisti dhe keni lënë pas dore kontrollet duhet patjetër të bëni një vizitë pas lindjes.