SHTATZËNIA DHE TROMBOZAT

SHTATZËNIA DHE TROMBOZAT

Tromboza është formimi i koagulave në enët e gjakut. Trombi i formuar qarkullon në enët e gjakut dhe mund të bllokojë arterien.
Rreziku i zhvillimit të trombozave rritet 6 javë pas lindjes së fëmijës. Shumica e komplikacioneve vjen prej dëmtimeve që nëna ka pësuar gjatë shtatzënisë. Rrisku më i lartë është tek nënat që kanë kryer lindje cezariane dhe koagulat zakonisht formohen në venat e këmbëve.

Simptomat përfshijnë:
-Ënjtje të këmbëve
-Dhimbje në pulpë ose kofshë
-Ndjeshmëri të rritur në këmbë

Megjithëse janë raste të rralla, faktorë të cilët favorizojnë praninë e trombozës janë:
Prania e variçeve, duhani, rritja e madhe në peshë, jeta sedentare dhe historia familjare.