29 Maj SHTATZËNIA E DYTË
Çdo shtatzëni është e ndryshme dhe nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar se si do të jetë shtatzënia e ardhshme.
Gjithsesi nëse gjatë shtatzënisë të parë ka patur ndërlikime të tilla si lindja e parakohshme, presioni i lartë i gjakut, preeklampsia, diabeti gjestacional, kufizimi i rritjes së fetusit ose depresioni pas lindjes, rreziku ngelet i njejtë edhe në shtatzëninë e mëvonshme.
Sidoqoftë, gjatë shtatzënisë të dytë mund të vërehen disa ndryshime nga shtatzënia e parë të cilat përfshijnë:
– Ndryshimet e gjoksit: Gjoksi mund të mos jetë aq i butë apo të këtë të njëjtën madhësi si në shtatzëninë e parë.
– Lëvizja e fetusit: Gratë ndjejnë lëvizjet e fetusit më herët pasi tashmë e dinë se çfarë mund të presin nga bebi.
– Ndryshimet në kontraktime: Mund të vërehen më tepër kontraktime false përsa i përket momentit të lindjes.
– Procesi i lindjes: Ky proces mund të jetë më i shkurtër në një shtatzëni të dytë dhe kjo mund të shfaqet pasi muskujt e abdomenit tashmë janë të kontraktuar nga lindja e parë.