Shtatzënia jashtë mitre

Shtatzënia jashtë mitre

Shtatzënia jashtë mitre quhet ndryshe shtatzëni ektopike. Kjo shtatzëni ndodh kur një vezë e fertilizuar rritet jashtë kavitetit uterin duke shkaktuar gjakderdhje që rrezikon jetën e nënës shtatzënë.

Në 90% të rasteve barra jashtë mitre ndodh në tubat e fallopit. Shenjat e hershme të një barre jashtë mitre janë:
-Dhimbje të pelvisit
-Gjakderdhje të pakët vaginale -Stomak i trazuar dhe të përziera
-Dhimbje të abdomenit
-Dhimbje në njërën anë të trupit apo në shpatull, qafë dhe në rektum

Një grua në shtatzëni nuk arrin të kuptojë nëse barra e saj është jashtë mitre ose jo gjatë javëve të para të shtatzënisë por për këtë vjen në ndihmë edhe ekografia e parë që kryhet që nga momenti që konfirmohet shtatzënia.