13 Tet Shtatzënia jashtë mitrës
Shtatzënia jashtë mitrës ndodh kur një vezë e fertilizuar implantohet jashtë uterusit.
Më shpesh ndodh në tubat e falopit (quhet shtatzëni tubare) por mund të implantohet edhe në qafën e mitrës apo në rajonin abdominal.
Simptomat janë:
- Dhimbje në njërën anë të abdomenit
- Të përziera dhe marrje mendsh
- Rritje të ulët të vlerave të hCG
Shtatzënitë jashtë mitre mund të shkaktojnë komplikacione për gruan shtatzënë. Në rast se lihet pa u trajtuar një shtatzëni jashtë mitre do të rritej dhe do shkaktonte rupturë të tubit të falopit dhe gjakderdhje.