
01 Pri SHTATZËNIA MBI 40 JAVË
Shtatzënia zakonisht zgjat 40 javë ose 280 ditë nga dita e parë e periodave të fundit. Por tek disa gra mund të zgjasë më shumë.
Disa nga arsyet përse kjo ndodh janë:
-Mund të jetë shtatzënia e parë
-Gruaja mund të ketë probleme mbipeshe
-Mund të jetë llogaritur në mënyrë jo korrekte data e lindjes prej konfuzionit që krijohet nga kohëzgjatja e menstruacioneve
-Probleme me placentën ose bebin (mundësi më e rrallë)
Gjatë vizitave, të cilat janë më të shpeshta javët e fundit të shtatzënisë, do të kontrollohet madhësia e bebit, rrahjet e zemrës, pozicioni dhe lëvizjet e tij. Gjinekologu, në varësi të situatës, mund të vendosi për të kryer një lindje të induktuar, pra duke stimuluar kontraksionet dhe nxitur lindjen natyrale.