SHTATZËNIA NË GRATË ASTMATIKE

SHTATZËNIA NË GRATË ASTMATIKE

Astma është një sëmundje kronike që prek funksionimin e mushkërisë. Gjatë shtatzënisë astma ka një impakt në shëndetin e nënës dhe fetusit.

Nëse nuk trajtohet, astma mund të rrisë rrezikun e problemeve të ndryshme duke përfshirë:
– Një ndërlikim shtatzënie që karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut
– Rritje të kufizuar të fetusit
– Lindje të parakohshme
– Në raste ekstreme, jeta e foshnjës mund të jetë në rrezik

Medikamentet që merren gjatë shtatzënisë potencialisht mund të kenë rreziqe, prandaj këshillohet konsultimi me mjekun gjinekolog dhe disa ekografi në bazë të situates individuale, për të parë zhvillimin e fetusit.

Për të patur një shtatzëni pa komplikime këshillohet:

-Përdorimi i medikamenteve të përshkruara nga mjeku

-Kryerja e vizitave të shpeshta tek gjinekologu për të parë zhvillimin e fetusit

-Shmangia e situatave stresuese

-Shmangia  e qëndrimit në vende ku konsumohet cigare