01 Pri SHTATZËNIA NË GRATË DIABETIKE
Nivelet e larta të glukozës në gjak në mënyrë konstante, sidomos në 8-të javët e para të shtatzënisë mund të dëmtojnë bebin.
Është e rëndësishme të monitorohet niveli i sheqerit në gjak dhe rekomandohet që vlerat e hemoglobinës së glukozuar- HbA1c të jenë nën 7% gjatë shtatzënisë.
Tek gratë diabetike ekziston rreziku i një bebi me peshë të madhe që mund të çojë në komplikime gjatë procesit të lindjes, prandaj ato mund ti nënshtrohen lindjes me operacion.
Duhet patur kujdes që gjatë shtatzënisë të:
-Mbahet niveli i glukozës në gjak sa më konstant dhe të ulët
-Të kryhen analizat çdo 2 javë
-Të vazhdohet përdorimi i insulinës në rastet kur përshkruhet nga mjeku i informuar mbi shtatzëninë
-Të merren doza të acidit folik deri në javën e 12-të të shtatzënisë
Gratë që vuajnë nga diabeti i tipit 1 mund të kenë gjithsesi një shtatzëni të shëndetshme dhe një lindje natyrale.
–