31 Tet SHTIMI NË PESHË I SHTATZËNËS. A DO TË JETË DHE BEBI I SHËNDOSHË ?
Kur nëna shton shumë në peshë gjatë shtatzënisë nuk është e thënë që dhe fëmija do të jetë i shëndoshë.
Përkundrazi mund të ndodhë që fëmija të shtojë më pak seç duhet në peshë, nëse nëna merr peshë të tepruar si rezultat i prishjes së këmbimeve nënë-fetus nëpërmjet placentës.
Pra, që bebi të jetë mbi të gjitha i shëndetshëm dhe jo i shëndoshë apo i keqyshqyer duhet që nëna të tregojë sa më shumë kujdes për peshën gjatë shtatzënisë.
Vetëm në rastin e diabetit të shtatzënisë, të njëjtët faktorë që çojnë në rritjen e peshës së nënës japin edhe rritjen e peshës së fëmijës.