Shtimi në peshë në shtatzëni

Shtimi në peshë në shtatzëni

Ndërkohë që bebi rritet, nëna shton peshë gradualisht, rreth 0.5-1.5 kg në muaj. Ky shtim në peshë duhet të jetë më i vogël në muajt e parë dhe më i madh në tremujorin e tretë, kur edhe shtesa në peshë e bebes është më e madhe.

Se sa peshë mund të fitohet varet nga:

-Pesha përpara shtatzënisë, pra nëse gruaja ka qënë nënpeshë më parë duhet të fitojë më shumë kilogramë

-Numri i embrioneve të barrës

-Të përzierat dhe ushqimi që konsumohet

Është e rëndësishme marrja e ushqimeve të shëndetshme dhe në porcione normale që në fillimet e shtatzënisë pra nuk është e nevojshme të konsumohet sa për dy.

Kilogramët e fituar nuk shkojnë vetëm për rritjen e bebit por edhe për zhvillimin e indeve të nënës, duke përfshirë rritjen e uterusit, placentës dhe formimit të gjakut dhe lëngjeve të nevojshme në shtatzëni.