
06 Qer Si bëhet implantimi ?
Pas bashkimit të spermatozoidit me vezën formohet një qelizë e vetme, zigota. E cila më pas krijon një shtresë të papërshkrueshme nga spermatozoidët e tjerë.
Në këtë pikë të zhvillimit, zigota nis rrugën për në hapësirën e mitrës. Përgjatë kësaj rruge pëson ndarje të shumta, deri sa formon blastocistin në ditën e 5-të. Ky i fundit përbëhet nga qindra qeliza dhe fiksohet në muret e mitrës.
Një pjesë e qelizave të tij do të krijojnë fëmijën e ardhshëm dhe pjesa tjetër placentën ku ai do të rritet e zhvillohet derisa të lindë.