Si krijohet një shtatzëni binjake?

Si krijohet një shtatzëni binjake?

Kur gruaja çliron njëkohësisht më shumë se sa një vezë, atëhere ato mund të fekondohen nga dy spermatozoidë të veçantë dhe në këtë rast kemi binjakë joidentikë.

Kur një vezë e vetme, e fekonduar nga një spermatozoid, gjatë procesit të ndarjes qelizore, ndahet në dy pjesë, atëhere kemi të bëjmë me binjakë identikë.

Lindja e binjakëve është tipar i cili varet nga shumë faktorë gjenetikë dhe mjedisorë. Mundësia për të lindur binjakë jo identikë është e lartë në rastet kur mamaja ose motra kanë lindur binjakë.