07 Gus Si mund ta llogaris moshën e shtatzënisë ?
Llogaritja e moshës së shtatzënisë bëhet duke u bazuar në datën e menstruacioneve të fundit. Kjo për faktin se, shpesh, data e saktë e konceptimit nuk dihet, ndërkohë që data e ardhjes së menstruacioneve fiksohet.
Megjithëse dihet që fekondimi ndodh pas ovulacionit, pra rreth mesit të ciklit, mosha e shtatzënisë llogaritet nga dita e parë e menstruacioneve të fundit (pra ka një diferencë prej dy javësh më shumë midis moshës së shtatzënisë dhe asaj fetale).
Ekziston dhe një formulë e vjetër obstretikale, që lejon gjetjen e datës së lindjes së fëmijës. Në bazë të kësaj formule, ditës së parë të menstruacioneve të fundit i shtohen 7 ditë dhe pastaj i hiqen tre muaj (përshëmbull, menstruacionet më 13 nëntor, lindja më 20 gusht).