28 Shk Si mund të matet rezerva ovariane?
Rezerva ovariane tregon kapacitetin e vezoreve për të prodhuar vezë. Sigurisht që numri i vezëve ka rëndësinë e vet, por nga ana tjetër edhe cilësia e vezëve është e rëndësishme.
Çka ndodh me kalimin e kohës është zvogëlimi si i numrit të vezëve në mënyrë drastike pas moshës 40 vjeçare ashtu edhe i cilësisë së tyre.
Dy nga mënyrat më të mira për të matur rezervën ovariale tek femra janë:
1. Ekografia e vezoreve në ditët e para të ciklit menstrual për të matur të gjitha folikulat. Këto folikula përmbajnë vezë të pa maturuara, secila prej tyre me potencialin për tu maturuar e ovuluar.
2. Matja e hormonit AMH në gjak. Nivelet e të cilit ndihmojnë mjekun të llogarisë numrin e folikujve në vezore.
Një femër, sipas mjekëve, megjithëse ovulon rreth 400 herë gjatë jetës së saj, humbet më shumë se 1000 folikula potenciale – për muaj. Humbja përshpejtohet tepër me rritjen e moshës.