
24 Dhj Si ndikojnë emocionet e nënës tek fetusi?
Studimet më të fundit tregojnë se në zhvillimin e fetusit përveçse gjendja shëndetsore fizike ndikon edhe ajo mendore e nënës.
Ky studim tregon se pesha e vogël e bebit në lindje lidhet me streset qe ajo ka përjetuar gjatë shtatzënisë.
Një tjetër arsye e mos zhvillimit të fëmijës në hapa progresive është gjendja socioekonomike e prindit dhe kequshqyerja.
Gjendja mendore e nënës është e rëndësishmë pasi gratë shtatzëna të cilat përjetojnë ankth të vazhdueshëm sjellin në jetë femijë me peshë të vogël dhe të prirur për tu sëmurë në të ardhmen