07 Sht Si paraqitet fëmija?
Në obstetrikë, termi “paraqitje” i referohet pjesës anatomike të fetusit, që gjendet më afër kanalit të lindjes. Ka disa lloje paraqitjesh të ndryshme fetale, por më të shpeshtat janë ajo cefalike dhe podalike.
Pozicionimi final i fetusit në momentin e lindjes ndikon në mënyrën e lindjes (lindje natyrale apo me operacion cezerian).
Paraqitja cefalike, pozicioni me kokën poshtë, është pozicioni më i shpeshtë. Pjesa më e madhe e këtyre fetuseve mund të lindin vetë.
Paraqitjen podalike, pozicionin me të ndenjurat poshtë, e kanë 3-4% e fetuseve. Në këtë rast fetuset mund të lindin vetë por, kërkojnë një ekip mjekësor të kualifikuar.