Si përcaktohet seksi ?

Si përcaktohet seksi ?

Seksi i fëmijës përcaktohet nga babai. Qeliza vezë e nënës mbart gjithmonë kromozomin e seksit X, ndërsa qeliza spermatike e babait mund të mbajë kromozomin e seksit X ose atë Y.

Nga bashkimi i dy qelizave, në momentin e fekondimit, rezulton një kombinim i kromozomeve të nënës dhe atyre të babait. Bashkimi XX rezulton në një embrion të seksit femër, ndërsa kombinimi XY do të rezultojë në një embrion mashkull.