
31 Mar Simptomat e kisteve të vezoreve
Një kist ovarian është një qese e mbushur me lëng që zhvillohet në vezore. Ato janë shumë të zakonshme dhe zakonisht nuk shkaktojnë simptoma. Shumica e kisteve ovariane ndodhin natyrshëm dhe largohen brenda disa muajsh pa pasur nevojë për ndonjë trajtim.
Një kist ovarian zakonisht shkakton simptoma vetëm nëse ndahet, është shumë i madh ose bllokon furnizimin me gjak në vezore.
Në këto raste, mund të keni:
– fryrje ose enjtje të barkut;
– dhimbje të legenit para ose gjatë ciklit menstrual;
– marrëdhënie seksuale të dhimbshme;
– dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës ose kofshëve;
– ndjeshmëri e gjoksit;
– nauze dhe të vjella.
Simptomat e rënda të një kisti të vezoreve që kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor përfshijnë:
– dhimbje të forta ose të mprehta të legenit;
– ethe;
– dobësi ose marramendje;
– frymëmarrje e shpejt.
Këto ndërlikime mund të kenë pasoja serioze nëse nuk trajtohen herët.
• • • • • • • •
Për më tepër informacione ose për të rezervuar një orar ju mund të kontaktoni në numrat:
+355(4)2223632
+355672733333
info@klinikagliozheni.com