06 Qer Simptomat jo normale te menstruacioneve
Simptomat jo të rregullta që mund të shfaqen, nuk duhen injoruar. Sasia e vogël apo shumë e madhe e menstruacioneve, ciklet e vonuara gjatë, etj., mund të jenë shenja të ndonjë problemi serioz.
Disa nga këto shenja jo normale përfshijnë:
• Gjakderdhja zgjat më shumë se 10 ditë
• Gjakderdhja ka fluks të shtuar
• Kontraksione të papritura dhe shumë të forta
• Dhimbje të aparatit tretës
• Dhimbje të forta shpine
Në qoftë se cikli juaj shoqërohet me shumë dhimbje, situata nuk duhet anashkaluar sepse mund të jetë tregues për gjendje shëndetësore si: endometrioza, mioma apo cistet në vezore.
Për më tepër informacion ju mund të na kontaktoni në numrat tanë tel.
+355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333, për të lënë një takim.