Sindroma e fëmijës së tundur

Sindroma e fëmijës së tundur

Shpeshherë nënat mundohen të pushojnë të qarat e bebit duke e tundur në mënyrë të vazhdueshmë për një kohë të gjatë.
Kjo lëvizje, nëse tejkalon normalen apo kryhet me intensitet të fortë, njihet si Sindroma e foshnjës së tundur dhe mundet në disa raste ti shkaktjë fëmijës trauma encefalike apo ndalimin e oksigjenimit të trurit.

Lëvizja e dhunshme e kokës mund të shkaktojë hematomë, hemorragji, vonesë mendore, hemorragji të retinës apo dëmtim të shikimit.
Simptomat e foshnjës së tundur përfshijnë të vjella, konvulsione, humbje të ndjenjave, zmadhim të bebeve të syrit, apne, arrest kardiak dhe mund të shfaqen menjëherë ose pas 4-6 orësh.