Sindroma e ovareve policistike – PCOs.

Sindroma e ovareve policistike – PCOs.

Shtatori është muaji i ndërgjegjësimit të sindromës së ovareve policistike – PCOs.
Në këtë muaj ne synojmë të ndërgjegjësojmë gratë dhe vajzat përsa i përket kësaj gjëndjeje kaq të shpeshtë por shpeshhërë edhe pak të njohur.

Sindroma e ovareve policistike është një gjendje në të cilën ovaret prodhojnë një sasi të madhe të hormoneve mashkullore dhe ashtu si edhe emertimi e përshkruan ovaret janë të mbushura nga një numër i madh cistesh të mbushura me fluid.

Në disa raste, gratë prej ndryshimit të shprehjes së hormoneve nuk arrijnë të ovulojnë duke cuar në infertilitet dhe pamundësi për të patur një shtatzëni.

Disa nga simptomat janë:
– Cikël menstrual i çrregullt
– Shtim në peshë sidomos në zonën e abdomenit
– Akne
– Hirsutizëm
– Infertilitet
Diagnostikimi i PCOs mund të bëhet me anë të ekografisë së bashku me analizat hormonale.
Për më tepër informacione,ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333.