05 Nën Sindroma e ovareve policistike
Sindroma e Vezoreve Policistike -PCOS është një çrregullim metabolik që lidhet me nivele jo të balancuara të hormoneve të çliruara nga vezoret e gruas.
Në mënyrë që të diagnostikohet me PCOS, një grua duhet të ketë dy prej karakteristikave të mëposhtme:
- Vezore polikistike të dukshme në ekografi.
- Menstruacione të çrregullta.
- Vlera të rritura të hormoneve mashkullorë (androgjenëve) në gjak ose simptoma që lidhen me këtë çrregullim, si pilozitet (qime të shtuara) ose akne (puçrra).
- Të qënurit mbipeshë ose obeze.
Mjeku gjinekolog për vendosjen e diagnozës së saktë mund të kërkojë dhe kryerjen e disa analizave, si për shëmbull të hormonit AMH.