Sindroma paramenstruale

Sindroma paramenstruale

Sindroma paramenstruale, përfshin një tërësi ndryshimesh fizike dhe shpirtërore që një grua fillon të përjetojë rreth dy javë para ardhjes së menstruacioneve dhe që zgjasin deri pak ditë pas fillimit të tyre. 

Simptomat janë:

– Ndryshime të gjendjes emocionale, mërzitje, ankth, irritim, vështirësi në përqëndrim.

– Lodhje, fryrje, dhimbje koke, dhimbje gjoksi, dëshirë për ushqime të ëmbla ose të kripura, gjumë, ndryshime në dëshirën për seks.

Ulja e nivelit të hormoneve pas ovulimit dhe neurotrasmetues si serotonina në tru mendohen të jenë shkaktarët kryesorë të kësaj gjëndjeje që prek  rreth 80 % të grave në moshën riprodhuese.