22 Dhj Sindromi Sheehan
Sindromi Sheehan është një gjendje që prek gratë të cilat humbin sasi të mëdha të gjakut gjatë lindjes ose kanë presion të ulët të gjakut gjatë ose pas lindjes duke sjellë mungesën e oksigjenit në qarkullimin e gjakut.
Kjo mungesë e oksigjenit ndikon në gjendrën e hipofizës duke ulur prodhimin e hormoneve dhe çuar në peshë të ulët, infertilitet, intolerancë ndaj të ftohtit, lodhje apo pamundësi për të prodhuar qumështin e gjirit apo mungesë të menstruacioneve.
Janë dy forma të gjendjes: kronike ose akute në varësi të dëmtimit që ka pësuar hipofiza.
Forma akute reflekton dëmtime të shumta dhe shenjat shfaqen mënjeherë pas lindjes,ka pasoja afatgjata në trupin e gruas ndërsa rastet kronike kanë një dëmtim më të vogël dhë simptomat mund të mos shfaqen për muaj ose vite me rradhë.