22 Qer SISTEMI IMUNITAR NË SHTATZËNI
Sistemi imunitar pëson ndryshime gjatë shtatzënisë. Këto ndryshime kontribuojnë në vazhdimin e shtatzënisë dhe mendohet se shkaktohen nga luhatjet hormonale që ndodhin tek gratë shtatzëna.
Sistemi imunitar i nënës duhet të rregullohet në mënyrë që të mos e refuzojë foshnjën.
Kjo arrihet duke ndryshuar aktivitetin e qelizave imunitare të nënës. Monocitet për shembull bëhen më aktivë, ndërsa neutrofilet rriten në numër. Të dy këto lloje qelizash luajnë një rol në mbrojtjen e trupit kundër baktereve, kërpudhave dhe viruseve.