23 Mar Spermatozoidi që përzgjidhet nga veza
Në një ejakulacion, mashkulli depoziton me miliona spermatozoidë në organet riprodhuese femërore.
Spermatozoidëve ju duhet të përshkojnë “një rrugë të gjatë” dhe të kalojnë “pengesat” natyrore me të cilat hasen në rrugët femërore riprodhuese deri sa arrijnë të takojnë vezën. Rreth 500 spermatozoidë ja dalin ti afrohen vezës.
Këto spermatozoidë janë ata më të shëndetshmit.
Prandaj në njëfarë mënyre është veza e cila përzgjedh midis spermatozoidëve më të shëndetshëm dhe më të shpejtë. Njëherë që një spermatozoid hyn në brendësi të vezës, veza “mbyllet” dhe fillon proçesi i bashkimit të dy qelizave në një të vetme, zigota.