Spermograma

Spermograma

Përpara se një çift të planifikojë një shtatzëni rekomandohet të kryhen disa analiza, ndër to është edhe spermograma për partnerin mashkull. Analiza e spermogramës mat parametrat e materialit seminal siç janë: përqëndrimi i spermatozoidëve, volumi i materialit seminal, lëvizshmëria e spermatozoidëve dhe morfologjia. Kontrolli i cilësisë së spermës tregon rrjedhimisht edhe potencialin riprodhues të mashkullit.

Kushtet për të kryer analizën e spermogramës janë:
– Pacienti duhet të ketë 3-4 ditë pa patur ejakulacion kur të paraqitet për të bërë analizën⠀
– Marrja e materialit seminal mund të kryhet në
ambjentet e klinikës ose jashtë saj⠀
– Nëse materiali grumbullohet jashtë ambjenteve të klinikës duhet të dorëzohet brenda 40 minutave që nga marrja⠀
– Materiali seminal mblidhet në një kontenitor plastik steril.

Nëse jeni të interesuar për të kryer këtë analizë dhe për të marrë shpjegimet e nevojshme pas rezultatit, mund të paraqiteni pranë klinikës sonë çdo ditë nga e hëna në të premte, nga ora 15:00 -18:00.⠀