07 Shk Spermograma
Analiza e spermës, e quajtur ndryshe spermogramë, mat parametrat e materialit seminal.
Kontrolli i cilësisë së spermës tregon rrjedhimisht edhe potencialin riprodhues të mashkullit.
Çdokush mund ta kryejë këtë analizë, veçanërisht kur po planifikohet një shtatzëni. Pacienti duhet të ketë 3-4 ditë pa pasur ejakulacion (astinencë) kur të paraqitet për të bërë analizën.
Parametrat kryesorë që maten gjatë analizës janë:
-Përqëndrimi i spermatozoidëve – Të jetë më i madh se 15 milion/mililitër.
-Volumi i materialit seminal – Të jetë më i madh se 1.5 mililitër.
-Lëvizshmëria – Lëvizshmëria totale e spermatozoidëve të jetë mbi 40% dhe mbi 32 % e atyre që lëvizin në mënyrë lineare.
-Morfologjia – Përqindja e spermatozoidëve të cilësuar me formë normale pas ekzaminimit duhet të jetë mbi 4%.
Nëse jeni të interesuar për të kryer këtë analizë dhe për të marrë shpjegimet e nevojshme pas rezultatit, mund të paraqiteni pranë klinikës sonë çdo ditë nga e hëna në të premte, nga ora 15.00 -18.30.