07 Dhj Stimulimi i lindjes
Ndonjëherë është e nevojshme që tkurrjet të provokohen artificialish, çka njihet si metoda e stimulimit të lindjes.
Këto janë raste specifike dhe lidhen me praninë e patologjive të nënës ose atyre fetale, të cilat nuk lejojnë vazhdimin e shtatzënisë.
Të tilla mund të jenë p.sh., preeklampsia, vuajtja fetale ose shtatzënitë që vazhdojnë përtej javës së 40.