03 Pri Stimulimi I vezoreve
Gjatë fekondimit in vitro është e rëndësishme marrja e më shumë se një veze nga gruaja duke mundësuar përzgjedhjen e tyre dhe krijimin e më shumë se një embrioni, gjë që çon rrjedhimisht edhe në përzgjedhjen e embrioneve me cilësi më të mirë, për tu transferuar më pas në mitrën e gruas.
Me qëllim përfitimin e sa më shumë vezëve, përdoren medikamente që stimulojnë rritjen e folikulave në vezore.
Stimulimi i vezoreve për të zhvilluar sa më shumë vezë bëhet nëpërmjet një terapie të personalizuar me doza që ndryshojnë në funksion të përgjigjes individuale të organizmit të çdo gruaje.
E gjithë proçedura është nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekut nëpërmjet analizave dhe ekografisë.