01 Pri STRESI DHE SHËNDETI RIPRODHUES
Kur ekspozohet ndaj rrezikut, trupi reagon në mënyrë të menjëhershme duke çliruar hormone si kortizoli dhe adrenalina. Ato janë përgjegjës për rritjen e rrahjeve të zemrës, presionin e gjakut, qarkullimin e gjakut në muskuj për një reagim në varësi të situatës.
Kortizoli prodhohet prej progesteronit që është i nevojshëm për prodhimin e estrogjenit dhe testosteronit, që luajnë rol të rëndësishëm në sistemin riprodhues femëror.
Nëse stresi zgjat për një kohë të gjatë, trupi i jep prioritet prodhimit të progesteronit për të nxitur formimin e kortizolit dhe jo për formimin e hormove seksuale. Ulja e prodhimit të hormoneve seksuale ndikon në funksionimin e sistemit riprodhues femëror duke u bërë shkaktar i problemeve me fertilitetin.
Prandaj këshillohet të bëni një gjumë cilësor, të kryeni normalisht aktivitet ditore apo të merrni pjesë në klasa joge.