02 Sht Stresi gjatë shtatzënisë
Stresi prenatal i vazhdueshëm mund të ketë efekte thelbësore në shtatzëni, shëndetin e nënës dhe zhvillimin e fëmijës. Nëse nëna shtatzënë ndjehet e stresuar për një kohë të gjatë, ekziston rreziku që fëmija të zhvillojë sëmundje të cilat i ndikojnë në cilësinë e jetes si psh. probleme me përqendrimin apo dhe sëmundje kardiovaskulare për shkak të ndryshimeve metabolike që ndodhin në placentë si pasojë e depërtimit të hormonit kortizol.
Por në rastet e nje stresi momental sasia e kortizolit e çliruar nuk arrin te kalojë placentën duke siguruar shëndetin e fëmijës.
Këshillohet që gratë të cilat janë të ekspozuara nën një stres konstant të konsultohen më terapistë për të kaluar sa më lehte situatat e vështira që përjetojnë në mënyrë që të minimizojnë pasojat negative tek bebi, por edhe nëna vetë.