STRESI OKSIDATIV DHE SPERMATOZOIDËT

STRESI OKSIDATIV DHE SPERMATOZOIDËT

Nëpërmjet analizës së spermogramës, mundet të vlerësohet cilësia e materialit seminal duke matur parametra si vëllimi, përqëndrimi i spermatozoidëve, lëvizshmëria dhe morfologjia e tyre.
Por, ka raste kur infertiliteti mashkullor mbetet i pashpjeguar pas analizës. Një nga arsyet është stresi oksidativ. Nivelet e larta të stresit oksidativ lidhen me dëmtimin e ADN-së tek spermatozoidi dhe fragmentimin e saj. Burrat me nivele të larta të fragmentimit të ADN-së kanë shanse më të ulëta të konceptimit natyral. Për të kuptuar cilësinë e materialit seminal mund të bëhet testi i fragmentimit të ADN-së i cili ndihmon në trajtimin e infertiliteti në çift të personalizuar.

Këtë analizë mund ta kryeni pranë klinikës tonë, për më tepër informacione kontaktoni në numrat tel.
+355 4 222 36 32  dhe cel. +355 67 27 33 333.