02 Sht Strijat te gratë shtatzëna
Strijat janë një manifestim i ndryshimeve të menjëhershme në lëkurë si rezultat i çrregullimeve hormonale dhe çarjes të strukturës së kolagjenit dhe elastinës. Strijat shfaqen në zona të ndryshme si gjoksi, pjesa e sipërme e kofshëve apo abdomeni dhe shfaqen tek pothuajse 90% e grave shtatzëna. Pavarësisht se shkaktojnë ndryshime në pamjen e jashtme , strijat nuk kanë efekte në shëndetin e gruas. Strijat janë shenja të cilat me kohën mund të zbehen por për largimin e tyre nevojitet një trajtim i veçantë.