STRIJAT TEK GRATË SHTATZËNA

STRIJAT TEK GRATË SHTATZËNA

Strijat janë një manifestim i ndryshimeve të menjëhershme në lëkurë si rezultat i çrregullimeve hormonale dhe çarjes të strukturës së kolagjenit dhe elastinës.

Strijat shfaqen në zona të ndryshme si gjoksi, pjesa e sipërme e kofshëve apo abdomeni dhe shfaqen tek pothuajse 90% e grave shtatzëna.

Pavarësisht se shkaktojnë ndryshime në pamjen e jashtme, strijat nuk kanë efekte në shëndetin e gruas.

Strijat janë shenja të cilat me kohën mund të zbehen por ndonjëherë për largimin e tyre nevojiten trajtime të veçanta.