SUPER USHQIME NË SHTATZËNI.

SUPER USHQIME NË SHTATZËNI.

Veza konsiderohet si një superushqim, duke qënë se përmban nga pak të thuajse çdo nutrienti që i nevojitet një organizmi të shëndetshëm.

Më saktësisht një vezë përmban 11 nutrientë të domosdoshëm gjatë shtatzënisë dhe është burimi më i mirë për marrjen e vitaminës kolinë. Marrja e së cilës është thelbësore për zhvillimin e trurit dhe të kujtesës gjatë zhvillimit të embrionit dhe në fazën e hershme të jetës pas lindjes.

Përveç vitaminave të domosdoshme një kokërr vezë përmban 77 kalori si dhe proteina, yndyrna dhe minerale me cilësi të lartë.

Për shtatzënat këshillohen që të konsumohen të gatuara dhe të zjera mirë për të eliminuar rrezikun e baktereve, si Salmonela, që mund të gjenden në to.