07 Sht Superushqime në shtatzëni
- Spinaqi gjatë shtatzënisë konsiderohet si një superushqim. Ai përmban në nivele të larta acid folik, i cili ul shanset për difekte të lindura tek fetusi. Spinaqi është një burim shumë i mirë i hekurit si dhe i mineraleve dhe vitaminave të tjera të domosdoshme gjatë shtatzënisë.
- Një tjetër superushqim është dhe lëngu i portokallit, shumë i pasur në vitaminë C. I marrë gjatë vaktit, ai ndihmon përthithjen e hekurit në gjak.
Meqënëse gjatë shtatzënisë këshillohet pirja e sa më shumë lëngjeve sidomos tani në verë, lëngjet e frutave janë zgjidhja ideale.
- Luleshtrydhet nga ana tjetër janë shumë të shijshme dhe tërheqëse. Përveç kësaj ato përbëjnë një burim mjaft të mirë kalçiumi, magneziumi, acidi folik dhe vitamine C.