shëndetiigruas Tag

Mbipesha dhe obeziteti kanë ndikim të madh në shëndetin riprodhues. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, indeksi i mases trupore më i madh ose i barabartë me 25 kg/m2, konsiderohet si mbipeshë, kurse ai më i madh se 30 kg/m2 si obezitet. BMI-ja llogaritet duke pjestuar peshën me...

Vija e shtatzënisë, e njohur si ‘’Linea Nigra’’ është një vijë e errët e cila bëhet e dukshme rreth muajit të 5-të të shtatzënisë. Ngjyra e saj, kafe e ҫelur, theksohet me zhvillimin e shtatzënisë. Shfaqja e saj është më se normale dhe nuk ka asnjë...

Tre përfitimet e muzikës në shtatzëni: 1.Tek gruaja shtatzënë muzika ndihmon që ajo të qetësohet dhe të jetë në humor të mirë. 2.Tek fetusi, mendohet se nxitet proçesi i krijimit të qelizave dhe rritja e plasticitetit të trurit. 3.Tek i porsalinduri, testime të ndryshme tregojnë se muzika ndihmon...

Gjatë shtatzënisë gratë duhet të jenë shumë të kujdesshme nëse kanë mace si kafshë shtëpiake. Ato duhet të kenë dikë që kujdeset për macen dhe jashtëqitjen e tyre pasi feçet e maces mund të mbajnë një infeksion parazitar të quajtur toxoplasmozë. Në rast të infektimit me toksoplazmozë...

Muskujt abdominal të cilët duken si dy fasha paralele lidhem me njeri – tjetrin me anë të muskulit rectus. Por gjatë shtatzënisë këto dy muskuj janë në një gjendje të tensionuar për shkak të uterusit që rritet vazhdimisht. Pas lindjes disa gra kanë një gjendje të...

Shtatzënia jashtë mitrës ndodh kur një vezë e fertilizuar implantohet jashtë uterusit. Më shpesh ndodh në tubat e falopit (quhet shtatzëni tubare) por mund të implantohet edhe në qafën e mitrës apo në rajonin abdominal. Simptomat janë: Dhimbje në njërën anë të abdomenit Të përziera dhe marrje...

Amniocenteza mund të realizohet nga java e 15-të deri në javën e 20-të të shtatzënisë në rastet kur: -Fetusi paraqet rrezikshmëri të lartë për sindromin Down apo sindroma të tjera. -Ekografia tregon anomali të shoqëruara me çrregullime gjenetike Por si ndodh? Duke përdorur ekografinë si ndihmëse për të përftuar...

Gjatë çdo cikli menstrual të një gruaje në moshë riprodhuese, një vezë maturohet dhe lë vezoren, pra ovulon. Jetëgjatësia e vezës është rreth 24 orë. Në qoftë se gjatë këtyre 24 orëve veza takon spermën ndodh shtatzënia. Në të kundërt veza shpërbëhet në tubin e Falopit...

Ekzistojnë shumë mundësi përse një grua nuk arrin të mbetet shtatzënë. Si fillim duhet të dini që shtatzënia nuk arrihet menjëherë. 80% e çifteve mbeten shtatzënë 6 muaj pasi kanë filluar përpjekjet për të patur një fëmijë, ndërsa 90% e tyre do të kenë një shtatzëni...

Qafa e mitrës është pjesa cilindrike që lidh mitrën me vaginën. Para shtatzënisë, qafa e mitrës është e gjatë rreth 3-5 centimetra dhe gjatë shtatzënisë shkurtohet, bëhet më e butë për të bërë të mundur lindjen. Disa gra kanë qafën e mitrës më të shkurtër. Kur është...