Posted at 09:03h
in
6-KURIOZITETE
Kolposkopia është teknika që përdoret për të vërejtur praninë e qelizave kanceroze në qafën e mitrës, vaginë apo në vulvë.
Një instrument i quajtur kolposkop paraqet një pamje të zmadhuar të indit në cerviks, vaginë apo në vulvë.
Gjatë kolposkopisë, mjeku mund të kryejë biopsinë e qelizave jonormale dhe të vendoset diagnoza e indit të marrë.
Kolposkopia mund të përdoret për të diagnostikuar:
- Lythat gjenitale
- Inflamacioni i qafës së mitrës
- Ndryshimet prekanceroze në indet e qafës së mitrës
- Ndryshimet prekanceroze në indin e vaginës
- Ndryshimet prekanceroze të vulvës
Kolposkopia është një procedurë e sigurt që mbart shumë pak rreziqe.
Këtë ekzaminim mund ta kryeni pranë klinikës tonë, për më tepër informacione kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333.
...