04 Kor Takimi I parë
Duke ndjekur teknikat e përditësuara në fushën e Riprodhimit Mjekësor të Asistuar ne mund të sygjerojmë rrugëtimin më të përshtatshëm për secilin çift që vjen pranë klinikës sonë duke ndjekur ecurinë e tij hap pas hapi.
Në takimin e parë vendoset lidhja midis çiftit dhe mjekëve që do i ndjekin prandaj është e nevojshme dhe njëkohësisht e domosdoshme që të jenë të pranishëm të dy partnerët.
Gjatë takimit të parë do të:
– Mblidhet anamneza ose “historia mjekësore e çiftit”
– Kontrollohen ekzaminimet e mëparshme.
– Kërkohen me shumë mundësi ekzaminime të reja.
Në përfundim të takimit bëhet një planifikimin i përgjithshëm i programit që do të ndjekë çifti, duke i sqaruar pacientët për trajtimet që mund të ndjekin në vazhdim.