TAKIMI ME STOMATOLOGUN GJATË SHTATZËNISË

TAKIMI ME STOMATOLOGUN GJATË SHTATZËNISË

Trajtimi dentar mund të bëhet në çdo kohë gjatë shtatzënisë. Sidoqoftë, koha më e mirë për të kryer trajtime dentare është në tremujorin e dytë, në javën e 14 deri në 20.

Në këtë kohë, zhvillimi i organeve të fetusit është i plotë dhe rreziku i efekteve anësore është më i ulët. Në gratë që kryejnë mbushje të dhëmbit ose i nënshtrohen heqjes së dhëmbëve gjatë tremujorit të dytë, ulet rreziku i problemeve të mundshme gjatë lindjes. Përveç kësaj, të vjellat dhe dhimbjet gjatë qëndrimit në një pozicion të caktuar shpesh janë më pak të ndjeshme gjatë tremujorit të dytë.

Në rastet e dhimbjeve në gojë ose enjtjeve, mund të jetë e nevojshme një trajtim i menjëhershëm. Pasojat e mostrajtimit të një infeksioni gjatë shtatzënisë tejkalojnë rreziqet e mundshme prej  ilaçeve të përdorura gjatë trajtimit dentar. Mjeku stomatolog gjithsesi duhet të monitorojë me kujdes përdorimin e antibiotikëve ose ilaçeve për anestezi para se te filloj trajtimin.