TE DEGJUARIT MUZIKE NE SHTATZENI

TE DEGJUARIT MUZIKE NE SHTATZENI

Tre përfitimet e muzikës në shtatzëni:

1.Tek gruaja shtatzënë muzika ndihmon që ajo të qetësohet dhe të jetë në humor të mirë.

2.Tek fetusi, mendohet se nxitet proçesi i krijimit të qelizave dhe rritja e plasticitetit të trurit.

3.Tek i porsalinduri, testime të ndryshme tregojnë se muzika ndihmon në perceptim, orientim, në sjellje, në proçese të të mësuarit dhe në përgjithësi në një ndërlidhje më të mirë të informacioneve që merren nga mjedisi që e rrethon.

Studiuesit besojnë se është  pikërisht muzika klasike e cila, duke pasur një strukturë më komplekse dhe stimulimin e duhur vibroakustik ka dhe efektet më të mëdha.