07 Tet Të dëgjuarit muzikë në shtatzëni
Deri më sot, ka disa studime që mbështesin ndikimin pozitiv që ka muzika tek nëna dhe tek fetusi gjatë shtatzënisë dhe më vonë tek i porsalinduri.
- Tek gruaja shtatzënë, muzika çon në shumimin e qelizave në tru dhe rritjen e organizimit të tyre çka përmirëson fuksjonimin e trurit, në tërësi.
- Tek fetusi, mendohet se nxitet proçesi i krijimit të qelizave dhe rritja e plasticitetit të trurit.
- Tek i porsalinduri, testime të ndryshme tregojnë se muzika ndihmon në perceptim, orientim, në sjellje, në proçese të të mësuarit dhe në përgjithësi në një ndërlidhje më të mirë të informacioneve që merren nga mjedisi që e rrethon.
Studiuesit besojnë se është pikërisht muzika klasike e cila, duke pasur një strukturë më komplekse dhe stimulimin e duhur vibroakustik, ka dhe efektet më të mëdha.