16 Dhj Të përzierat në shtatzëni
Shumë gra shtatzëna kanë të përziera sidomos gjatë trimestrit të parë por disa të tjera përgjatë gjithë shtatzënisë.
Disa opsione për të menaxhuar të përzierat:
-Të shmangen ushqimet që përkeqësojnë të përzierat
– Të merren ushqimet në sasi të vogël dhe shpesh
– Midis vakteve të pihen lëngje në sasi të vogla dhe të shpeshta
– Te shmangen dhomat e tejmbushura, aromat e forta (parfume, kafe, ushqime, duhani)
– Të shmanget i nxehti apo lagështira e madhe
– Të mos kryhen ushtrime fizike të tepërta
– Të mos konsumohen ushqimet e ëmbla, pikante apo me përmbajtje të rritur yndyrnash.
– Pas konsumit të ushqimeve sygjerohet të mos shtriheni më parë se 30 min dhe të shmanget ndryshimi i menjëhershëm i pozicionit