06 Sht Të ushqyerit e bebit
Fëmija me pak praktikë mund të edukohet me ritme të rregullta të të ushqyerit. Ky modifikim i sjelljes së fëmijës është rezultat i qëndrimeve të prindit. Për shëmbull, në ushqyerjen gjatë natës është mire që me fëmijën të mos luhet dhe të përkëdhelet tepër.Në këtë mënyrë, ai do të mësohet me veprimet e nënës në ҫaste të caktuara dhe do të fillojë të bëjë dallimin e ditës dhe natës.