Temperatura gjatë shtatzënisë

Temperatura gjatë shtatzënisë

Temperatura dhe ethet gjatë shtatzënisë nuk janë normale. Shaktari i këtyre simptomave mund të jetë bakterial ose virusal. Pasi përcaktohet patogjeni pas kryerjes së analizave në gjak bëhet edhe trajtimi përkatës. Antibiotiku përdoret në rastet e një infeksioni bakterial.
Kujdes, gratë shtatzëna nuk duhet të marrin aspirinë ose ibuprofen. Hidratimi është i rëndësishëm dhe mjeku duhet kontaktuar patjetër për të marrë udhëzimet e nevojshme.