TERAPITË ME MASAZHE GJATË SHTATZËNISË

TERAPITË ME MASAZHE GJATË SHTATZËNISË

Masazhet gjatë shtatzënisë janë një zgjedhje e mrekullueshme për kujdesin para lindjes. Është një mënyrë e shëndetshme për të zvogëluar stresin dhe për të përmirsuar shëndetin në përgjithësi.

Masazhi  ndihmon në lehtësimin e  dhimbjeve të shpinës, qafës, ngërçeve të këmbëve, të kokës dhe edemat.
Në gratë shtatzëna këto terapi reduktojnë stresin në nyje, rrisin qarkullimin e gjakut dhe atë limfatik, ndihmojnë për qetësimin e tensioneve në muskuj dhe një  gjumë të rehatshëm si dhe lehtësojnë ankthin e shkaktuar nga ndryshimet hormonale.

Masazhet prenatale ulin mundësitë për të përjetuar një depresion postpartum pas lindjes së fëmijës, duke rritur nivelet e dopaminës dhe serotoninës.